Konsull Sherife Shala nga Drenasi takon personin që po iu ndihmon shoqatave shqiptare në Bursa të Turqisë

Konsull Sherife Shala, së bashku me Koordinatorin e Qendrës së Kulturës Shqiptare “Sami Frashëri”, Serdal Vardar, kanë zhvilluar takim me Fahrettin Gülener, Konsull i Nderit të Republikës së Kosovës në Bursa. Vizita është zhvilluar në qytetin e Bursës.

“Së bashku me Koordinatorin e Qendrës së Kulturës Shqiptare “Sami Frashëri” z. Serdal Vardar kemi zhvilluar takim me z. Fahrettin Gülener Konsull i Nderit të Republikës së Kosovës në Bursa. Me këtë rast kemi falënderuar z. Gülener për përkushtimin e tij për t’iu ndihmuar shoqatave shqiptare në Bursa dhe individëve me prejardhje nga Kosova”, ka shkruar Shala në profilin e saj në Facebook.

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë