“Qytetare Nderi” e komunës së Drenasit, është zgjedhur zv/Presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Zonja Mimi Kodheli, “Qytetare Nderi” e komunës së Drenasit, është zgjedhur Zëvendës Presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se ky është lajm i jashtëzakonshëm, i gëzueshëm dhe meritor.

“Ky post dhe kjo përgjegjësi, është krenari për kombin, për kontributin e NATO-s për Kosovën, edhe për neve që e kemi “Qytetare Nderi”. Ne i urojmë znj. Kodheli suksese me përgëzimet që të vazhdojë të na bëjë krenar duke e fuqizuar NATO-n dhe sigurinë globale”, ka shkruar Lladrovci.

Urime, suksese znj. Mimi Kodheli. Dalshi faqebardhë!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë