Lladrovci merr pjesë në konferencën ndërkombëtare për arsim

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me drejtorin e Arsimit, Muhmet Gjoka dhe drejtorin e Gjimnazit, Mentor Sahiti, kanë marr pjesë në konferencën ndërkombëtare për arsim me temën “arsimi pas pandemisë”, e pesta me radhë që është mbajtur në gjimnazin “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”.
Ne këtë konferencë virtuale me pjesëmarrës ekspert të arsimit nga Finlanda e Kosova, kryetari Lladrovci përgëzojë të gjithë pjesëmarrësit për këtë aktivitet dhe shtoj se Komuna e Drenasit do të mbështesë çfarëdo nisme për të mirën e përgjithshme për ngritjen e cilësisë në arsim.
Konferencën e ka hapur drejtori i Arsimit, Muhamet Gjoka, ndërsa drejtori i gjimnazit, Mentor Sahiti ka folur lidhur me vizionin dhe misionin e shkollës që udhëheqë.
Tema e parë që u trajtua në mënyrë mjaftë profesionale qe nga prof. Selim Mehmeti lidhur me arsimin para universitar në Kosovë, sfidat dhe propozimet për zgjidhje. Prof. Mehmei foli për reformat që janë bërë deri tani në arsimin e Kosovës nga çka lëngon arsimi në Kosovë, si dhe dha propozime përmbajtësore për zgjidhjen e shumë problemeve.
Nga ana tjetër prof. Xhafer Ismajli trajtoi temën “Aspekti psikologjik i reformave në arsimin e Kosovës”. Përmes shembujve të thjeshtë, kuptimplotë e të qartë për secilin pjesëmarrës, profesor Ismajli shtjelloi këtë temë shumë interesante.
Më pas, ekspertja e kurrikulave njohësja e jashtëzakonshme e shumë sistemeve arsimore, dr. Petra Linderoos nga Finlanda, në mënyrë shkencore dhe përmes hulumtimeve të saja të shumta lidhur me Sistemin arsimor finlandez dhe kurrikulën finlandeze që nga fillimi e deri në vitin 2021 trajtoi shumë thjeshtë dhe kuptueshëm për ekspertë të fushës, mësimdhënës, drejtorë të shkollave dhe nxënës këto çështje.
Secili kapitull i trajtuar nga znj. Linderoos ishte i jashtëzakonshëm, duke u mbështetur në hulumtim shkencor, përvojë pune në të gjitha nivelet e arsimit në Finlandë.
Në pjesën e fundit për orë të tëra pjesëmarrësit bënë pyetje për kurrikulat, sistemet arsimore, literaturën, librat shkollor, kompetencat, plan programet, mësimdhënien, mësim nxënien, testin Pisa, tekstet e testet shkollore me fokus të veçantë propozimet për zgjidhje dhe si ta përmirësojmë cilësinë në shkollat tona. Dr. Linderoos dha propozime, sugjerime e këshilla shumë që çmuara për secilën pyetje e kërkesë.
Në korrik mbahet konferenca e radhës me ekspertë të fushës nga Brukseli e Spanja.