Ekzekutivi i Drenasit raporton para qytetarëve për punën gjashtëmujore të këtij viti

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka mbajtur tubimin me publikun, ku në emër të kryetarit ka raportuar para qytetarëve për punën gjashtëmujore të këtij viti dhe planifikimin e punëve për pjesën e dytë të vitit 2021, nënkryetari Arben Shala.
Në këtë takim merrnin pjesë, drejtor të drejtorive komunale, kryetar të vendbanimeve, përfaqësues të lagjeve dhe qytetarë.
Në tubim janë diskutuar aktivitetet e Komunës të kryera për pjesën e parë të vitit. Takimin e ka hapur, Udhëheqësi i Zyrës për Komunikim me Publikun, Bekim Dobra, i cili ka treguar për rëndësinë e këtij takimi me publikun dhe ka treguar se njoftimi është bërë me kohë sipas ligjit.
Ndërsa nënkryetari i Komunës së Drenasit, Arben Shala, ka falënderuar të pranishmit për pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin e treguar gjatë pandemisë dhe në realizimin e projekteve. Shala ka raportuar për gjitha punët e kryera gjatë kësaj kohe, sfidat me pandeminë, për realizimin e projekteve.
“Falënderojmë të gjithë qytetarët, të cilët na kanë mirëkuptuar e bashkëpunuar në arritjen e qëllimeve tona të përbashkëta. Falënderojmë në veçanti administratorët e vendbanimeve që pa kursyer kohën e tyre, kanë bashkëpunuar me ekzekutivin për realizimin e synimeve të përbashkëta për të mirën e përgjithshme në realizimin e projekteve”, ka thënë nënkryetari Shala.
Të pranishmit, kanë shtruar pyetje dhe kanë dhënë propozime e sugjerimet e tyre për përfaqësuesit e zgjedhur komunal lidhur me realizimin e projekteve të planifikuara për gjashtëmujorin e parë të vitit 2021 dhe ato që janë të planifikuara për pjesën tjetër të vitit dhe nga të nënkryetari Shala dhe drejtor të drejtorive komunale, kanë marr përgjigje për secilën pyetje të parashtruar nga pjesëmarrësit.