Arrestohet një person në Drenas, e kërcënoi me armë viktimën

Është arrestuar një person në Drenas i cili dyshohet se për shkak të një problemi të mëhershëm e kishte kanosur me armë viktimën mashkull kosovar.
Sipas policisë kanosja ka ndodhur të mërkurën në mesditë në Drenas, transmeton DrenicaOnline.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti vazhdon të hetohet./DrenicaOnline/