Poligon sportiv për nxënësit e Qirezit

Sot, filluam ndërtimin e poligonit sportiv në fshatin Qirez, në shkollën fillore, “Dëshmorët e Qyqavicës”, i cili financohet nga buxheti i komunës sonë.
Pas Abrisë dhe Qirezit, poligone sportive të tilla do të ndërtojmë këtë vit edhe në Burojë, Kllodernicë, Krasaliq e Kuqicë.
Në Bashkësinë Lokale të Qirez, krahas projekteve rrugore, kanalizim, ndriçim, trotuar e përkrahje për fermerët, jemi duke bërë përpjekje që vitin që vjen të fillojmë edhe me projektin e ujësjellësit për këtë bashkësi lokale, dhe kështu të përfshijmë tërë territorin e komunës sonë me rrjet të ujësjellësit.
Vazhdojmë kështu pa u ndalur në përmirësimin e jetës së qytetarëve të komunës sonë!