Kapet nga policia një person në Prishtinë, mbante armë zjarri

Një person është shoqëruar në polici, pasi që gjatë kontrollit te i njëjti, policia ka gjetur një armë zjarri.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Është shoqëruar një person në stacionin policor veriu në Prishtinë. Të njëjtit i është gjet një armë zjarri. Aktualisht personi është duke u intervistuar dhe i njëjti do të procedohet më tej në koordinim me prokurorin e shtetit“, tha Ahmeti.