Thirret mbledhja e Kuvendit të Komunës së Drenasit, ky është rendi i ditës

Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Labinot Halilaj, më datë 29.06.2021 (e martë) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Kuvendit të Komunës, thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës.

Mbledhja do të ketë për rend dite:

1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal Drenas i dt. 31.05.2021
2. Propozim Vendim i pikës 17,të nenit 1, të Vendimit nr. 12-360-68569, të dt. 29.11.2019,të Kuvendit Komunal të Drenasit.
3. Draft -Korniza Afatmesme Buxhetore Komunale 2022-2024.
4. Propozim Vendim për caktimin e anëtarëve të komisionit përzgjedhës për Drejtor dhe Zëvendësdrejtor në Institucionet Publike Edukativo-Arsimore të Komunës së Drenasit i plotësuar.
5. Propozim vendim për shfuqizimin e pikës 2.4 të nenit 2, të Vendimit nr. 12-360/02-9351, të dt. 26. 02. 2021të Kuvendit Komunal të Drenasit, i plotësuar.
6. Njoftim lidhur me shkresën për koston e Kontratave Kolektive.
7. Të ndryshme.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë