Mbahet takimi publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore në bashkësinë lokale të Qirezit, Polacit dhe Likocit

Edhe sot Komuna e Skenderajt mbajti takimet me publikun për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2022-2024, në bashkësitë lokale Polac, Likoc e Qirez.

Para qytetarëve të fshatrave të këtyre bashkësive lokale Kryetari Bekim Jashari, prezantoi projektet që ka realizuar e po realizonë në të gjitha fushat duke përfshirë, infrastrukturën rrugore, ujësjellësin, kanalizimin, trotuarin e ndriçimin publik, bujqësinë etj.

Gjithashtu prezantoi projektet që planifikon të realizojë në të ardhmen, duke përfshirë edhe kërkesat e banorëve për projekte të reja, të cilat premtojë që sipas mundësive buxhetore do t’i përfshijë në këtë kornizë për 3 vitet e ardhshme.

Takime të tilla ditë me parë Kryetari Jashari, ka mbajtur dhe në bashkësinë Lokale, Llaushë e Rezallë ku ka marrë kërkesat e banorëve për investime të reja në fshatrat e këtyre bashkësive lokale.

Me organizimin e këtyre takimeve publike në pothuajse secilën bashkësi lokale sot ka përfunduar periudhën e diskutimit publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2022-2024.

“Të gjitha kërkesat e banorëve do të trajtohen e analizohen një nga një dhe sipas kufijve buxhetor që kemi do t’i përfshijmë në këtë kornizë”, tha Kryetari Bekim Jashari

Bashkë për të ardhmen tonë!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë