Arllati po e merr formën e një fshati evropian, nis projekti për të ndriçuar rrugët

Ka nisur sot realizimi i projektit për të ndriçuar rrugët e Arllatit.
Lajmin e ka dhënë asamblisti i këtij fshati Burim Bujupi, transmeton DrenicaOnline.
Ai thotë se dalëngadalë Arllati po e merr formën e një fshati evropian në të cilën tanimë edhe gjatë netëve plotë errësirë do të shëndrisë me drita për të rritur sigurinë në rrugë dhe lagje.
Njoftimi i plotë i Bujupit:
Të dashur bashkëvëndasë,
Sot, filloj realizimi i projektit të premtuar për fshatin tonë e që ishte kërkesë e vazhdueshme e jona për NDRIÇIMIN e rrugëve të fshatit. Dalëngadalë Arllati po e merr formën e një fshati evropian në të cilën tanimë edhe gjatë netëve plotë errësirë do të shëndrisë me drita për të rritur sigurinë në rrugë dhe lagje.
Me këtë rast dua të falënderoj Komunën e Drenasit dhe Drejtorin e Infrastrukturës Lokale dhe të gjithë ata që bashkëpunuan në realizimin e këtij projekti. Gjithashtu dua të falënderoj edhe punëkryesin Toni i cili ishte i përkushtuar që instalimi i ndriçimit të jetë sa me cilësor.
Me shpresën se fshati ynë do të pranoj edhe projekte të tjera sipas kërkesës sonë, dhe me besimin se premtimet e dhëna po realizohen. Ju falënderoj secilin për përkushtimin dhe bashkëpunim në të mirë të qytetarëve.
3.5 Kilometra Ndriqim
#VazhdojmëFuqishëm