Ja momenti kur kamioni e godet fort veturën në Landovicë (Video)

Një aksident i rëndë trafiku kishte ndodhur gjatë vikendit në fshatin Landovicë të Prizrenit, ku një veturë dhe dy kamionë janë ndeshur me njëri tjetrin.
IndeksOnline ka siguruar video nga momenti i aksidentit ku shihet vetura teksa i del përpara kamionit.
Nga ky aksident tre persona kanë pësuar lëndime trupore.
Këtë e kishte konfirmuar për IndeksOnline, zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Vesel Gashi, i cili tha se të lënduarit janë duke marrë trajtim në spitalin rajonal të këtij qyteti./IndeksOnline/