Këto vende të Drenasit do të mbesin deri në 7 orë pa rrymë nesër

Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se edhe nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike si rezultat i punimeve të domosdoshme për siguri të sistemit në rajonin e Drenasit.
Punime në projekte investive- Rajoni i Prishtinës:
Në NS 220/35/10 kV Drenasi do të ndërprehet:
LP 10kV Orllati me kod: 16100005 nga ora 09:00 deri 16:00.
Vendet: Zabeli i Ulët, një pjesë e Llapushnikut, Poterki dhe Llukovci.
Arsyeja: vendosja e shtyllave dhe e përçuesit të tensionit të mesëm.