“Kam me të vra”/ Kërcënohet me vrasje një burrë në Pejë

Një burrë është arrestuar dje në fshatin Vitomiricë të Pejës, nën dyshimin për kanosje, raporton Gazeta Sinjali.

I arrestuari rreth orës 13:00 në këtë fshat ka kërcënuar një burrë tjetër, duke i thënë se do e privojë nga jeta.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje që ata të dy kishin pasur më parë.

Prokurori ka urdhëruar që i dyshuari për këtë rast të dërgohet në mbajtje, derisa hetimet për zbardhjen e këtij rasti janë duke vazhduar.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë