Elezi takon aktivistët në Llapushnik, premton se do ta kenë përfaqësuesin në asamble komunale

Kreu i VV-së në Drenas, Shemsi Elezi është aktivizuar së fundi në terren në prag të zgjedhjeve të 17 tetorit.
Ai sot ka takuar aktivistët në Llapushnik ku sipas tij, ky fshat do ta ketë përfaqësuesin e tyre në asamblenë komunale, transmeton DrenicaOnline.
Njoftimi i Elezit:
Aktivistët e Llapushnikut të gatshëm për grupin punues të Pikës dhe për zgjedhjet e 17 Tetorit. Llapushniku është një ndër vendbanimet më të mëdha të komunës tonë, pas 17 Tetorit ata do të kenë përfaqësuesin e tyre me dinjitet në asamblenë komunale.