Shemsi Elezi: Drenasi pa kiosqe
![](https://drenicaonline.com/wp-content/uploads/2021/06/Untitled-design-4-750x430.jpg)
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, Shemsi Elezi ka thënë se dikur Drenasi si qytezë kishte të paktën 10 kiosqe ku qytetarët blenin gazetat ditore, duhan e gjësende tjera ndërsa sot nuk e ka asnjë të tillë.
Statusi i plotë i Elezit:
Qyteti pa kiosqe.
Qe prej kur isha fëmijë mbajë në mend se Drenasi si qytezë kishte të paktën 10 kiosqe ku qytetarët blenin gazetat ditore , duhan e gjësende tjera.
Me ardhjen në pushtet të Ramizit në vend që të bēhej një plan i ri pēr vendosjen e tyre me pamje atraktive e të cilat do të shtonin hieshin e qytetit, ndodhi e kundërta mbetëm edhe pa ato pak që ishin vendosur para më shumë se 10 vite.
Nuk po flasim këtu për ato kiosqe që ishin vendosur pa një leje paraprake por për ato që ishin të vendosura në mënyrë legale.
Ka nga ata që kishin përfituar kiosqe e që nuk e kanë ushtruar atë veprimtari, por ka nga ata që këtë biznes e kishin pēr nevoja familjare.