Kryetarët Lladrovci e Jashari të pandashëm, çdo herë shihen së bashku

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe ai i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, janë bashkë çdo herë si në raste gëzimi ashtu edhe hidhërimi.
Padyshim se janë dy prej kryetarëve të komunave që e kalojnë më së miri mes veti.
Jashari e Lladrovci takohen shpesh për raste të ndryshme madje të njëjtit edhe vizitat jashtë vendit i realizojnë së bashku.
Javën e kaluar Jashari ishte në Drenas për ta takuar Lladrovcin ndërsa sot Lladrovci u pa në Skenderaj e Marinë bashkë me Jasharin për të bërë homazhe e nderime në komplekset e dëshmorëve.
Statusi i Bekim Jasharit:
Homazhe e nderime në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, bashkë me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, me gjeneralët, Nuredin Lushtaku e Musa Jashari, me Shoqatat e Dala nga lufta e UÇK-së, Komandantin e Stacionit Policor në Skenderaj, Basri Durmishi, asambleistët, klubin e motoristëve “Veteranët e UÇK-së” dhe qytetarë.
Nderimin për dëshmorët e kombit, e vazhduam në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë, aty ku pushojnë luftëtarët e Lirisë, që me luftën e tyre të drejtë dhe gjakun e derdhur u bënë themel i Lirisë dhe Pavarësisë sonë.
Urime Dita e Çlirimit bashkëqytetarë të dashur!
Lavdi dëshmorëve e martirëve të Lirisë!