“Komandant u çliruam! Lufta mori fund”, momenti kur ushtarët i shkojnë te varri Adem Jasharit

Data e 18 qershorit shënon çlirimin e Skenderajt. Në këtë ditë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Zona Operative e Drenicës, hynë triumfalisht në qytet, duke e ngritur flamurin e lirisë, shkruan Gazeta Infokus.
Pas kësaj ushtarët e UÇK-së të prirë nga komandanti Jetullah Geci dhe të shoqëruar nga komandantët Shaban Shala e Gani Koci, morën rrugën drejtë kullave të Jasharëve, aty ku prehej komandanti Legjendar Adem Jashari, për t’i raportuar për të fundit herë.
Në videon e siguruar nga Gazeta Infokus, shihet Gani Koci duke ia kumtuar lajmin e shumëpritur Komandantit Legjendar Adem Jashari, se Kosova u çlirua.
“Komandant, ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të raportojnë dhe të informojnë se lufta mori fund! Kosova tashmë është e lirë!”, raportonte Gani Koci, para varrit të Adem Jasharit./Gazeta Infokus/