Shemsi Elezi: Në Drenas nuk dëgjohen të rrahurat e çekanëve
![](https://drenicaonline.com/wp-content/uploads/2021/06/Untitled-design-3-750x430.jpg)
Kryetari i VV-së në Drenas, Shemsi Elezi ka thënë se në Drenas që një kohë të gjatë nuk dëgjohen të rrahurat e çekanëve që nga mëngjesi e deri në mbrëmje.
Ai ka thënë se po mungojnë punëtorët me pajisjet e tyre që zhvillonin e ndërtonin qyetin dhe fshatin. Mungojnë punëtorët në kuzhinat popullore ku pas drekës pinin edhe çaj.
“Drenasi kishte atmosferë punë,ndërsa vitet e fundit pas një qeverisje të keqe komunale goditja më e madhe iu bë sektorit privat në të gjitha fushat e më së shumti sektori i ndërtimit e me pasoja edhe për të gjitha veprimtaritë tjera”, ka deklaruar Elezi.
Postimi i plotë i Elezit:
Më shumë se katër vite po bëhen qëkur në Drenas nuk dëgjohen të rrahurat e çekanëve që nga mëngjesi e deri në mbrëmje. Po mungojnë punëtorët me pajisjet e tyre që zhvillonin e ndërtonin qyetin dhe fshatin. Mungojnë punëtorët në kuzhinat popullore ku pas drekës pinin edhe çaj.
Drenasi kishte atmosferë punë,ndërsa vitet e fundit pas një qeverisje të keqe komunale goditja më e madhe iu bë sektorit privat në të gjitha fushat e më së shumti sektori i ndërtimit e me pasoja edhe për të gjitha veprimtaritë tjera.
Idea me ndal ndërtimin për teke personale do të shihet më vonë se cilat ishin qëllimet e udhëheqjes komunale më në krye Kryetarin e komunës.
Askush nuk është për të lejuar ndërtime pa ligj e pa rregulla por kjo çfarë ka bërë komuna e jonë nuk sjell asgjë të mirë. Aty ku ka plan rregullativ me një angazhim serioz nga komuna Drenasi do të kishte mundës me u ndërtu e më këtë edhe me u zhvillu duke parandaluar edhe migrimet e popullatës që po bëhen nga komuna jonë në drejtim të komunave tjera.
Me 17 Tetor duhet ti japim fund veprimeve ad hoc, ato duhet të jenë konform ligjeve dhe akteve normative por edhe duke u bazuar në kërkesat e qytetarëve për ndërtim dhe zhvillim.