E rëndë: Vdes në QKUK i riu që u plagos mbrëmë në Klinë

Një ngjarje e rëndë tronditi Klinën pasi i riu V.Balaj nga fshati Rixhevë i Klinës vdiq në QKUK, pasi u plagos mbrëmë rreth orës 21:00, në rrugën “Abedin Rexha”, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se në prangat e Policisë si i dyshuar për këtë plagosje ka përfunduar Fatlum Delija.
Në vendin e ngjarjes burimet e Sinjalit njoftojnë se Policia gjeti një armë, katër fishekë dhe një skallper.
Rasti është hapur në Polici si “vrasje”.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.