Shemsi Elezi: Me 17 Tetor edhe Drenasi me kryetar të VV-së

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, Shemsi Elezi ka deklaruar nëpërmjet një statusi në Facebook, se në zgjedhjet lokale, kryetari i ri i Drenasit do të jetë i VV-së.

Madje ai ka thënë se përveç kryetarit, VV do ti marrë edhe 17 ulëse në asamblenë komunale, transmeton DrenicaOnline.

“Me 17 Tetor edhe Drenasi me kryetar të VETËVENDOSJE-s dhe me 17 asamblistë nga Lëvizja!”, ka shkruar Elezi në FB.

Ndryshe VV ende nuk e ka caktuar kandidatin për kryetar të komunës së Drenasit./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë