“Mendova që vëllai ka mbjell ja pasul ja kunguj” – Si i gjeti vushtrriasi 82 bimë kanabisi në arë

Nëse shikon nga rruga e fshatit Karaçë të Vushtrrisë nuk mund të vëresh se mbrapa këtij livadhi gjendet edhe një tjetër.
Por porsa kalon lumin aty mund të vërehet një livadh me dhjetëra ari hapësirë, të cilat janë të përshtatshme për të ushqyer bagëtitë.
Mirëpo Fekë Feka një ditë më parë, derisa po ruante bagëtitë hasi në 82 gropa në këtë zonë, të mbjella me një lloj bime që se kishte parë asnjëherë.
E pas kësaj Feka që është vëllai i pronarit të tokës, shkoi te ky i fundit dhe e pyeti se çka kishte mbjellur në arën që për vite se kanë kanë punuar.