Kush është drenicaku që përgjaku Klinën sonte?
Në orën 21:00 në qendër të Klinës është plagosur një person pas gjuajtjeve me armë të zjarrit.
Rastin për Gazetën inFokus e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës të cilët kanë bërë të ditur se është arrestuar një i dyshuar.
Gazeta inFokus mëson se i arrestuari nga policia është një burrë nga komuna e Skenderajt.
“Sonte rreth orës 21:00 ka ndodhur një plagosje me armë zjarri në rrugën “Abedin Rexha” në Klinë. Lidhur me këtë rast, është plagosur një person, i cili është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, për trajtim të mëtutjeshëm. I dyshuari është arrestuar”, ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova./Gazeta inFokus/

