Gjoshi: Kurti t’u kërkojë falje nënave gjakovare që takoi Vuçiqin

Sekretari Organizativ i PDK-së, Betim Gjoshi, ka thirrur Kryeministrin Albin Kurti që ta bëjë një kërkimfalje ndaj Nënave Gjakovare pas takimit që pati me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Sapo të kthehet nga Brukseli, Albin Kurti duhet të shkojë në Gjakovë te Ferdonije Qerkezi dhe te “Nënat Gjakovare” për t’iu kërkuar falje se i ka gënjyer dhe mashtruar kur iu premtonte se nuk do të dialogonte me Serbinë pa u zbardhur fati i fëmijëve të tyre”, është shprehur Gjoshi, transmeton Klankosova.tv.

Kurti këtë të martë është takuar me Vuçiq me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të BE-së, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë