Plagoset me armë zjarri një person pranë lumit Ibër në Mitrovicë

Një person është plagosur me armë zjarri në Mitrovicë dhe ndodhet në spital.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 10:30 derisa viktima ishte duke peshkuar në lumin Ibër, afër Kërshit të Dudës, krejt afër vijës që ndanë komunën e Mitrovicës së jugut dhe veriut, raporton KP.
Deri tash nuk dihen rrethanat e plota, autori dhe as motivi i kësaj ngjarje.
Gazeta Express ka kontaktuar zyrën për informim në Policinë e Kosovës për rajonin e Mitrovicës por ende nuk ka marrë një përgjigje zyrtare.