Lladrovci uron Arton Kocën: Drenasi, Drenica dhe Kosova krenar me suksesin tuaj!

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka uruar Arton Koca i cili zuri vendin e parë në kategorinë 90 kg në garën ballkanike për bodybuilding e cila u mbajt të shtunën në Rumani.

Urimi i Lladtovcit:

Në garën ballkanike për bodybuilding, në Rumani, Arton Koca zuri vendin e parë në kategorinë 90 kg.

Kur e prita në takim Artonin në fund të prillit për ta uruar si kampion gjithëkombëtar, ia shpreha nderimin për suksesin e madh dhe përgëzova për përgatitjet e tij për garën ballkanike në Rumani. Ai ia doli të realizonte zotimin.

Urime Arton! Përkushtimi juaj shembullor solli suksesin. Urime kampion i Ballkanit!

Drenasi, Drenica dhe Kosova krenar me suksesin Tuaj!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë