Gara për Drenasin, deri tani tre pretendentë për kryetar

Ramiz Lladrovci, Driton Ajazi dhe Arsim Mehmeti kanë shfaqur dëshirën për tu bërë kryetar i Komunës së Drenasit, në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahën në vjeshtë, transmeton DrenicaOnline.

Lladrovci ka mbështetjën e Enver Hoxhajt dhe qendrës së PDK-së në Prishtinë, Ajazi është propozuar nga Dega e PDK-së në Drenas kurse Mehmeti si aktivist i PDK-së është vetshpallur dje kandidat për kryetar.

Nga partitë tjera nuk ka ende ndonjë kandidat, mirëpo propozimet mund të dalin së shpejti sepse zgjedhjet po afrohen.

Gara për Drenasin heret ka nisur të bëhet interesante./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë