Aksident trafiku afër Skenderajt, dy persona dërgohen në spital

Një aksident trafiku me lëndime, ku të përfshirë kanë qenë dy automjete të udhëtarëve ka ndodhur rrrth orës 06:00 afër Skenderajt, në Klinë të Epërme.
Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime kanë pësuar të dy drejtuesit e automjeteve të cilët janë duke u trajtuar në spitalin e Mitrovicës.
Rasti është nën hetime.