Vendkalimi që rrezikon këmbësorët në rrugën Prishtinë-Komoran, qytetari rrëzohet duke kaluar rrugën (VIDEO)

Një person gjersa ishte duke kaluar në vendkalimin për këmbësor, por që është vendosur në vend të gabuar në magjistralen Fushë Kosovë-Pejë, saktësisht në Miradi të Ulët është rrëzuar, duke rrezikuar jetën e tij nga një automjet në lëvizje.
Telegrafi ka siguruar videon përmes një lexuesi të saj, ku shihet këmbësori duke kaluar zebrat, por që janë bllokuar nga mbrojtëset/hekurat e rrugës magjistrale.