Drenicaku nga Komorani mashtrohet nga një person që i premtoi vizë pune, ia jep 7300 euro

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar dje në Komoran, pasi i njëjti dyshohet për veprën penale të mashtrimit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson nga burimet brenda Policisë, se personi i prangosur e kishe mashtruar një burrë se do t’ia rregullonte vizën, duke ia marrë 7 mijë e 300 euro.

Të njëjtat burime bënë me dije se me vendim të prokurorit, personi i dyshuar është dërguar në mbajtje.

I prangosuri dyshohet se paratë viktimës ia kishte marrë më 2 qershor.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë