Hoxhaj mohon se ka përçarje në degën e PDK-së në Drenas, ka disa fjalë për Driton Ajazin

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka mohuar se ka përçarje në degën e kësaj partie në Drenas.
Kjo erdhi pasi Driton Ajazi, u nominu si kandidat për kryetar të Drenasit nga dega e PDK-së në këtë qytet, e më pas kjo parti e ripërsëriti se Ramiz Lladrovci është kandidat për kryetar komune dhe se ky vendim nuk do të ndryshojë.
Hoxhaj tha se Lladrovci është kandidat dhe kjo temë është e mbyllur.
“Kandidati për Drenas është Ramiz Lladrovci. Ne kemi marr një vendim, që në komunat ku qeverisim, që ata kryetarë të kandidojnë sërish, të vazhdojnë. Partitë politike kanë rregulla. Kjo temë është e mbyllur. Nuk ka kandidat tjetër përveç Lladrovcit. Nuk ka çarje në PDK. Në parti dhe xhami shkon me vullnet. Ua kam vërë të qartë, që kjo temë është e mbyllur. Ata mund të pretendojnë, por kjo temë i takon së kaluarës”, tha Hoxhaj në Klan Kosova.