Rrugët e Skënderajt si “përshesh”, demolohen tërësisht

Asambleisti Kuvendit Komunal të Skenderajit, Malsor Bejta, ka bërë publike me kërkesën e banorëve gjendjen e mjerueshme të rrugëve në lagjen 1 të qytetit, më saktë në rrugën “Emin Lati dhe Fazli Grajçefci”.
Ai është shprehur në statusin e tij në facebook se aty ka dalur më kërkesën e banorëve të asaj lagje, pasi sipas tyre askush nuk po e merr mundin të interesohet për gjendjen e rrugës, shkruan jepizë.
Sipas tij, edhe kërkesat e tyre në komunë dhe drejtorinë përkatëse po marrin vetëm premtime dhe fjalë boshe duke mos pasur vepra, pasi që kjo gjendje është tash e disa vite dhe askush nuk ka marrë mundin që i takojë për të ndërmarrë diçka në lidhje me këtë problem të banorëve të asaj lagje.
Ky është postimi i tij i plotë në facebook ku shihen pamjet e mjerushme të rugës:
Banoret e lagjes 1, saktesisht te rrugeve Emin Lati dhe Fazli Grajçefci, kane probleme te medha me rruge, me kerkese te tyre dola te njoftohem me detajisht…
Keto rruge ndodhen ne qender te qytetit, ndersa pamjet flasin sikur jane ne nje zone ku dora e institucioneve s’arrin dot…
Sidomos ne degezimin e rruges Emin Lati, ne te cilen jane 8 shtepi, gjendjen e rruges e kane teper te rende.
Derisa ne rrugen Fazli Grajçefci kane ankesa per nje pjese te rruges e cila eshte prere para disa vitesh, nga nje kompani ndertuese, per tu kycur ne trafon e rrymes, dhe e njejta nuk ka marre mundin asnjehere ta sanoj problemin.
Banoret e ketyre rrugeve kane shprehur shqetesimet e tyre edhe ne komune, mirepo nuk kane ndermarre asnje mase, perpos fjaleve boshe!