Arrestohet një person i kërkuar në Fushticë të Lartë, dërgohet menjëherë në burg

Një person është arrestuar të enjten në mëngjes në fshatin Fushticë e Lartë të Drenasit.

Policia ka njoftuar se arrestimi është kryer në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata kompetente.

I arrestuari është dërguar menjëherë në vuajtje të dënimit pasi ndaj tij ka përfunduar gjykimi për një vepër penale.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë