Asamblisti Bylykbashi kërkon të vazhdojë zgjërimi i rrugës Skenderaj-Komoran
Asamblisti i Kuvendit Komunal në Drenas, Sokol Bylykbashi ka takuar zv/ministrin e infrastrukturës Hysen Durmishi, ku kanë diskutuar për projektet infrastrukturore në komunën e Drenasit, transmeton DrenicaOnline.
Ai thotë se ka kërkuar që të vazhdojë zgjerimi i rrugës regjionale (R102) Skenderaj-Komoran dhe ndërtimin e vendkalimeve për këmbësorë në Zabël të Ulët te shkolla “Arif Shala” dhe në Arllat tek shkolla “Abedin Bujupi”
Statusi i plotë i Bylykbashit:
Në cilësinë e këshilltarit komunal të Drenasit, sot takova zv. ministrin e infrastrukturës Hysen Durmishi, ku diskutuam për projektet infrastrukturore në komunën tonë.
Në takim kam kërkuar që të vazhdojë zgjerimi i rrugës regjionale (R102) Skenderaj-Komoran, në të cilën po bëhen tre vjet që nuk është investuar as edhe një metër asfalt, përjashto disa punime shtesë dhe riparime në disa lote.
Për më tepër, informova zv. ministrin Durmishi për nevojën imediate të ndërtimit të vendkalimeve për këmbësorë në Zabël të Ulët te shkolla “Arif Shala” dhe në Arllat tek shkolla “Abedin Bujupi”.
Me punën e jazhtëzakonshme që po bën zv. ministri Hysen Durmishi, unë besoj që projektet infrastrukturore në nivel vendi të lëna në gjysmë për kohë të gjatë do përfundojnë sa më parë.