Fillon “Java e Pastrimit” në Komunën e Skenderajt

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Uniteti” në bashkëpunim me komunën tonë, sot ka filluar aksionin “Java e Pastrimit”, ku për një javë në mënyrë vullnetare do të bëhet pastrimi i hapësirave publike e largimi i mbeturinave, në hapësirat e qytetit dhe në fshatra.

Këtij aksioni i’u bashkua edhe Kryetari i komunës, Bekim Jashari, i cili apeloi edhe qytetarët që të kujdesen për mjedisin dhe ambientin tonë.

“Me rastin e fillimit të këtij aksioni, bëra thirrje për qytetarët që të kujdesemi për mjedisin në të cilin jetojmë duke e trajtuar atë si shtëpi tonë të përbashkët”, tha Jashari.

Tutje Jashari u shpreh mirënjohës ndaj KRM “Uniteti” dhe gjithë vullnetarëve që po bëhen pjesë e këtij aksioni mjaftë domethënës.

Bashkë në mbrojtje të mjedisit! ?

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë