Policia kufitare arreston personin e dënuar në Drenas, e dërgon menjëherë në burg

Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë-dega në Drenas, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe është dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën korrektuese në Dubravë, transmeton DrenicaOnline.
Policia ka njoftuar se arrestimi është bërë të premten në ora 19:00 në Pikën Kufitare në Vërmicë./DrenicaOnline/