Grumbulluesi i 2 mijë videove të krimeve serbe: Paratë ia kanë humbë ndjenjat politikanëve

Esat Shala, grumbullues i videove të krimeve serbe është shprehur i mllefosur ndaj politikanëve kosovarë, veçanërisht ndaj atyre që ishin pjesë e UÇK-së.

Shala me ironi ka thënë se politikanëve duhet me ua hap një kurs intensiv për t’i mësuar rreth të kaluarës se çfarë ka ndodhur në Kosovë.

“Duhet me hap një kurs intensiv e me ju fol politikanëve për të kaluarën me ja shti në vesh që me të vërtet ka pas luftë në Kosovë. Një pjesë e madhe e ka harruar e një pjesë nuk e din që ka pas luftë, këta s’kanë bërë asgjë që nga paslufta. Këta janë njerëz pa ndjenja, paret dhe pasuria ua kanë humb ndjenjat këtyre”, ka deklaruar Shala në “Dhoma e Rrëfimit”.

Ai ka theksuar se ka respekt për ata që luftuan vetëm në vitet e 90’ta por jo më vonë.

Tutje, Shala ka treguar se është kontaktuar edhe nga Gjykata Speciale.

Shiko emisionin e plotë:

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë