Shkolla në Drenicë që po i përgatit të rinjtë për tregun e punës

11 vjet më parë u hap Shkolla e Mesme e Lartë “Qendra e Kompetencës’’, si donacion i Qeverisë Norvegjeze së bashku me MASHT-in në Skënderaj. Kjo shkollë mundëson arsimimin dhe aftësimin në profile të ngushta në lëmin e ndërtimtarisë. Në këto 10 mijë metra katror mësojnë gjithsej 620 nxënës.
Instalimet e ujit është një nga drejtimet e kësaj shkolle dhe interesimi i nxënësve për përvetësimin e këtij zanati është i madh.