Mergim Lushtakut i futen hajnat në shtëpi: I vjedhin para, armë e plumba si dhe stoli ari

Shtëpia e një deputeti të Kuvendit të Kosovës ka qenë cak i hajnave mbrëmë rreth orës 19:30, në Graçanicë.
Policia ka konfirmuar se rasti ka ndodhur pasditen e djeshme në Graçanicë.
Të dyshuarit kanë depërtuar në shtëpinë e deputetit dhe kanë marrë para, stoli ari dhe një armë.
Hetimet për këtë ngjarje kanë filluar dhe rasti është iniciuar si “vjedhje e rëndë”.