Aliu për Ferronikelin: Duhet të bëhet matja e ndotjes dhe të marrim masa
Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu, ka thënë se do të merren masa për ndotjen e shkaktuar në mjedis nga fabrika e Ferronikelit.
Ai ka thënë se ekzistojnë disa ankesa rreth kësaj fabrike.
“Ka pasur probleme shpronësimi, ka raste kur janë marrë pronat dhe banorët pretendojnë se nuk janë kompensuar për to. Ankesa tjetër është ndikimet në mjedis që vjen drejtpërdrejt nga Ferronikeli. Duhet të trajtohet dhe të bëhet matja e kësaj ndotje dhe të shikohen masat që mund të merren”, ka thënë aliu në KTV.
Aliu ka thënë se te ndotësit duhet të kontrollohet ndotja e tyre në nivelin e pranueshëm dhe se për këto do të ketë raporte dhe “do të merren masa”.