Lladrovci ngushëllon familjet e aksidentuara në Korroticë të ulët, të lënduarve u uron shërim të shpejt

Më rastin e aksidentit të pasdites së diel, ku për pasojë kanë humbur jetën dy gra dhe janë lënduar 4 të tjerë, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka ngushëlluar familjarët e viktimave, ndërsa të lënduarve u ka uruar shërim të shpejt.

Kryetari Lladroovci u ka bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes të shtuar në trafik.

Në aksidentin e ndodhur pasditen e së dielës, në Korroticë të ulët, ku janë përfshirë dy vetura kanë mbetur të vdekura dy gra dhe janë lënduar katër persona të tjerë të cilët janë duke marr trajtimin mjekësor në QKUK.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë