Këto janë inicialet dhe mosha e dy viktimave në aksidentin e ndodhur afër Drenasit

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Korroticë e Ulët të Drenasit, ku janë përfshirë dy vetura.
Nga ky aksident, kanë mbetur të vdekura dy gra. Nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Drenas kanë bërë të ditur për Express se viktimë e aksidentit ka mbetur L.M e lindur në vitin 1973 dhe Q.Th e lindur në vitin 1994.
Nga kjo qendër kanë bërë të ditur se një nga viktimat ka vdekur në Drenas, ndërsa tjetra duke u transportuar për në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës.
Ndryshe, për gazetën është thënë se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar edhe 5 persona tjerë, por që gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.
Të 5 të aksidenturit nga QKMF është thënë se janë nisur për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ndryshe, të aksidentuarit janë familjarë.