Drenori: Nesër protestojmë kundër ndotjes së mjedisit në Drenas

Aktivisti nga Drenasi, Xhavit Drenori ka njoftuar se nesër, (e hëne) nga ora 10:00 kanë thirrur një Protestë kundër ndotjes së mjedisit në Drenas nga fabrika e Feronikelit.
Sipas tij, protesta mbahet para objektit të ministrisë së mjedisit (ish pallati i Rilindjes).
“Për shkak të pandemisë kjo protestë është organizuar me numër të kufizuar të pjesëmarrësve. Uji, #lajri dhe dheu janë vetë JETA jonë prandaj duhet ta mbrojmë me çdo kusht nga kontaminimi”, ka thënë Drenori.