Shënohet 97 vjetori i lindjes së heroit Shaban Jashari dhe dita e shkollës që mbanë emrin e tij

Me rastin e ditëlindjes së 97-të të heroit Shaban Jashari dhe njëherit ditës së shkollës fillore e cila mbanë emrin e tij, Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me këtë shkollë ka organizuar disa aktivitete simbolike në shënimin e kësaj date.
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i shoqëruar nga Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, anëtarë të Kuvendit Komunal, stafin e shkollës fillore “Shaban Jashari”, fillimisht bënë nderime tek busti i heroit i cili ndodhet pikërisht në oborrin e kësaj shkolle.
Jashari, me këtë rast vlerësoi lartë kontributin e pashoq të mësuesit të parë të rajonit të Drenicës në edukimin e gjeneratave.
“Gjyshi 97 vite me parë ka lindur si i vetmi djalë i familjes, i rritur në kushte të vështira ekonomike dhe rrethana politike jo të mira, por falë vullnetit të tij të madh, arriti që të edukoj shumë breza në fushën e dijes, por edhe arriti të rrit trima të cilët mbrojtën atdheun deri në frymën e fundit”, tha Jashari. Baba Shaban tërë jetën e tij ia kushtoj Kosovës, edukimit të brezave të rinj, duke u bërë kështu mësuesi i parë në Drenicë, ideologu që edukoj e frymëzoj shumë breza me vlera tona patriotike, për t’i dalë zot atdheut”, tha Jashari.
Jashari, po ashtu u zotua që duke qenë në krye të komunës ai në vazhdimësi do të bëjë përpjekje që të ngris arsimin në shkallën të cilën edhe e dëshironte mësuesi i parë i Drenicës.
“Amanetin e Gjyshit, për një arsimim të zhvilluar e gjenerata të edukuara e rritura nën frymën patriotike me gjithë qenien time jam duke u angazhuar për të jetësuar sado pak, ku përmes kontributit tim në qeverisje lokale, jam duke punuar në vazhdimësi që të krijojmë kushte infrastrukturore moderne për gjeneratat e reja”, tha ai.
Shënimi i kësaj date të rëndësishme vazhdoi me vizitë tek ekspozita e nxënësve të kësaj shkolle, të cilët i pari i komunës, Bekim Jashari i përgëzoi për punën dhe talentin e shkëlqyer.
Kryetari Jashari, së bashku me të pranishmit, bënë homazhe edhe tek varri i heroit Shaban Jashari në Prekaz, në shenjë nderimi për luftën dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm.