Komuna e Skenderajt bashkë me përfaqësues të MINT-it, vizituan disa biznese që veprojnë brenda komunës

Zyrtari i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, Baki Beqiri, priti në takim përfaqësues të Ministrisë̈ së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, me të cilët edhe vizituan së bashku disa biznese të cilat operojnë brenda komunës sonë.

Gjatë këtij takimi, udhëheqësja e Departamentit për Zhvillimin e Politikave Industriale, Igballe Rexha-Jashari dhe zyrtarët Muhamet Hashani e Nystret Vojvoda në kuadër të Divizionit për Politika Industriale në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë u njoftuan nga afër për punën si dhe sfidat me të cilat ballafaqohen këto biznese, sidomos periudhën e fundit si shkak i pandemisë.

Me rastin e kësaj vizite, përfaqësuesi i komunës si dhe përfaqësuesit e MINT, i vizituan tri biznese, si: “Adifix” në Klinë të Epërme, “Muli Shoes” në Polac si dhe Fabrika e përpunimi të mishit të rosës, “WENG FAT POULTRY”, po ashtu në Polac.

Udhëheqësit e këtyre bizneseve, njoftuan për punën e tyre, ku bënë të ditur se produktet e tyre përveç se janë të shitura në Kosovë, ato eksportohen edhe jashtë vendit.

Ata tutje u shprehen të kënaqur me përkrahjen që ka ofruar komuna, sidomos që nga shfaqja e virusit COVID-19.

Me propozimin e të parit të komunës, Bekim Jashari, në mbledhjen e Kuvendit Komunal të muajit të kaluar është marrë vendim, që të mbështetën bizneset, duke i liruar edhe për këtë vit nga taksa në biznes si dhe duke i liruar nga pagesa e hapësirave publike.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë