Asamblisti i pavarur në Drenas: Jam i lumtur që komuna ime është kampion për qeverisje të mirë

Asamblisti i pavarur në Komunën e Drenasit, Petrit Gashi ka duartrokitur suksesin që sot ka korrur Komuna e Drenasit duke marrë çmimin e parë për përformancë në nivel vendi.

Urimi i plotë i Gashit:

Është lajm i mirë për të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit, rikonfirmimi i vendit të parë për qeverisje të mirë, zbatim të ligjit dhe transparencës. Kjo është bëre duke marrë parasysh treguesit si: Qeverisja demokratike, Menaxhimi komunal dhe Ofrimi i shërbimeve, vlerësime të bëra nga MAPL, Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, Agjencia Suedeze dhe Ambasada Norvegjeze në Kosovë.

Kjo tregon se viteve të fundit për shkak të një debati demokratik, të koordinuar, profitabil dhe cilësor në mes të pozitës dhe opozitës ka bërë që të përmirësohen shumë sektor më rendësi në të cilën komuna jonë ka pasur deficit të madh. Roli i opozitës në Drenas padyshim së ishte konstruktiv, dhe sot në radhe të parë duhet falënderuar secilin asamblist që ka dhënë kontributin e tij/saj në përmirësimin e cilësisë së qeverisjes dhe në kontrollin sistematik të saj.

Kryetari i Komunës së Drenasit z.Ramiz Lladrovci, kabineti i tij por edhe vet subjektet në Drenas po tregojnë së kanë bërë një punë të mirë, dhe për këtë arsyes pavarësisht pozicionit tonë në pozitë dhe opozitë duhet të jemi të lumtur.

Komuna e Drenasit është dhe do të mbetet një bastion i rëndësishëm i vlerave, dhe kjo çfarë ka ndodhur sot (rikonfirmimi për vendin e parë) jep shpresë së komuna jonë po rikthehet aty ku e ka vendin.

Urimet me të mira së pari për qytetarët e Drenasit, Pozitën dhe Opozitën në Drenas, shoqërinë civile, organizatat monitoruese dhe gjithë ata që kontribuuan që sot të jemi në nivele me të mira.

Urime Kryetarit Lladrovci dhe gjithë kabinetit të tij në të cilën shpresojmë së do të vazhdojë të marr parasysh çdo sugjerim pavarësisht së nga vjen në përmirësimin e obligimeve tona ndaj qytetarëve. Le të shërbejë ky çmim për motiv dhe vullnet për punë në mënyrë që të realizohet ëndrra e shumë gjeneratave për një Drenas të lulëzuar e të zhvilluar. Le të shërbejë ky çmim që z.Lladrovci dhe kabineti i tij të bëjë hapa të mëdhenj dhe konkret në zhvillimin e Drenasit, në krijimin e kushteve për investime të huaja dhe në hapjen e vendeve të reja të punës, sepse me punën tonë të mirë ze pari bëjmë krenar ata që kanë dhënë jetën për Kosovën e pastaj e bëjmë krenar edhe veten tonë, familjen tonë dhe qytetarët tonë.

Në jetën politike jemi rival por në të mirën qytetare duhet të jemi të bashkuar dhe të urojmë sukseset që janë të përbashkëta. Krejt në fund, secili prej nesh e don Shtetin, Komunën, Fshatin etj., por kur gjërat bëhën në shërbim të se mirës duhet të urojmë pa hezituar dhe ti gëzohemi sukseseve.

URIME DRENAS!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë