Arrestohen tri gra në një fshat të Drenasit, kjo është arsyeja

Policia e Kosovës ka inicuar një rast të frikësimit gjatë procedurës penale ditën e djeshme, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç merr vesh Sinjali, tri gra janë arrestuar pasi kishin kërkuar nga një burrë, ta tërhiqte një deklaratë që e kishtë dhënë për një rast të mëhershëm.
Rasti ka ndodhur në fshatin Kishnarekë të Drenasit.
Ende nuk dihen detaje tjera për këtë rast.