Kërkesë drejtuar organizatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe gjitha institucioneve lokale dhe qendrore

Petrit GASHI – Këshilltar Komunal në Drenas

Përmes kësaj kërkese i drejtohem Organizatave të Dala nga Lufta e UÇK-së dhe gjitha institucioneve lokale dhe qendrore që të vendosin shenja identifikuese në vendet (objektet) që janë historike e të cilat dita ditës po zhduken. Vlerat tona kombëtarë, dhe gjurmët tona historike sidomos të Luftës së Fundit duhet të ruhen dhe të mbrohen më çdo kusht. Nëse ne lejojmë që këto gjurmë të humbin, atëherë fajtoret kryesore jemi vetëm ne, dhe gjeneratat e tjera pas nesh do të na akuzojnë me të drejtë për mosinteresimin institucional karshi gjurmëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe objekteve të rëndësishme historike.

Ju lutem që të bëni përpjekje që këto vlera të ruhen dhe të mbrohen me çdo kusht, në çdo fshat apo qytet të Kosovës, sepse ato do të janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e vendit tonë dhe do i shërbejnë hulumtimeve historiko-shkencore për rëndësinë e kësaj lufte në të ardhmen. Tanimë po shohim së sa shumë objekte janë shembur dhe sa shumë gjurmë janë zhdukur fare për shkak të mosinteresimit institucional, prandaj edhe pse me vonës, duhet të behën përpjekje konkrete në këtë drejtim. Jam i gatshme në të gjitha kapacitetet e mija që të ndihmoj projekte të tilla në të cilën mbrojnë, identifikojnë dhe promovojnë vlerat Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kontributin kombëtar në këtë drejtim.

P.S
Gjatë kalimit sot kah shtëpi në të cilën ishte vendosur Qeveria e Përkohshme e Kosovës në vitin 1999, u ndala dhe shkrepa këtë foto duke e vlerësuar përpjekjen e atyre që e kanë vendosur këtë tabelë. Disa fshatra dhe qytete i kanë tanimë të vendosura disa prej tyre, ndërkohë në Llapushnik dhe rrethinë në të cilën janë zhvilluar beteja të përgjakshme nuk është asnjë tabele e vetme që identifikon shtëpitë-shtabe të UÇK-së dhe objekte e tjera përcjellëse në shërbim të kësaj lufte.

Kërkoj përgjigje nga OVL-UÇK së pse tek ne po ndodhë një gjë e tillë që këto pllaka identifikuese nuk janë vendosur?

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë