Drenicasi poston foto me armë në “Facebook”, policia i shkon menjëherë te dera

Policia e Skenderajt gjatë hetimit të një rasti të vjedhjes, tek një person i dyshuar ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë të cilën i dyshuari e kishte mbajt në shtëpi në mënyrë ilegale dhe me të njëjtën armë kishte postuar foto në rrjetin social “Facebook”.

Rasti sipas policisë ka ndodhë të mërkurën rreth orës 19:00 në Skenderaj.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë