Aksident te Kroi i Mbretit, ka të lënduar

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tri automjeteve te Kroi i Mbretit.

Lajmin e ka konfirmuar për Express, Baki Kelani, zëdhënës në Policinë e Kosovës.

“Sot në mesditë, në rrugën rajonale tek vendi i quajtur Kroi i Mbretit, është raportuar për një aksident trafiku, ku janë përfshirë një mjet transportues kamion dhe dy vetura.

Bazuar në informatat e para tre persona kanë pesuar lendime. Policia e Kosovës është duke u marrë  me rastin”, tha Kelani.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë