Bau Market po bëhet vend i përvojës së punës për të rinjtë kosovar

Sot n’Bau Market u arritë marrëveshje me Shkolla e Mesme e Lart Teknike “11 MARSI” në Prizren. Kjo marrëveshje ka për qëllim aftësimin për punë praktike duke i inkuadruar të rinjtë drejtpërdrejtë në tregun e punës.
Të pranishëm për nënshkrimin e marrëveshjes ishin:
• Nga Ministria e Arsimit, Divizioni për Arsim Profesional: Ryve Prekuraxha dhe Fetije Mjeku,
• Nga Agjensioni i Kosovës për Arsim Profesional dhe Aftësim për të Rritur: Drejtoreshë Fikrije Zymberi.
Bau market ka vendosur ti përkrah këta nxënës duke ju mundësuar punë praktike me qëllim inkurajimin e tyre drejt qëllimeve afatgjata.
Nxënësit të cilët do të tregojnë sukses në punë praktike do të kenë mundësi që në të ardhmen të bëhen pjesë e ekipës së BauMarket. ?
#baumarket #baushembull